Registered online journal

Auth. n.197 by the Court of Milan on 25th June 2015

  • AZDREN LLULLAKU NGA KATEGORIA E TRETE TEK ENDRRA E BOTERORIT

    Kurre te mos ndalesh se besuari tek endrrat e tua, edhe kur duket sikur jeta po te kthen shpinen.

    E di mire Azdren Llullaku, qe mbas shume vitesh se luajturi ne Terza Categoria, Eccellenza dhe Serie D (kampionate italiane), ne muajt e fundit po i shpagohen sakrificat e nje jete te tere. Pike kyce e Kombetares (tashme nje nga te preferuarit e Xhani De Biazit) dhe trasferimi tek Astana me Champions League-n 2017/2018 per te luajtur – edhe pse nga faza eliminatore – duke nisur nga vera e ardhshme.
    Historia e tij nis ne Kosove ne vitin 1988. Vite te veshtira per Ballkanin, mbi te gjithash per ate toke te deshiruar nga Shqiperia dhe Serbia, ku duket sikur nuk ka nje te ardhme. Per kete arsye, ne 1999-en, familja Llullaku (e mbetur tanime jetime nga humbja e babait) mberrin ne Itali si refugjat lufte, mbi nje nga gomonet e shumte te mbushur plot e perplot me njerez qe niseshin nga Vlora ne drejtim te Barit. Mbas nje periudhe te shkurter ne Gjermani, vendosen perfundimisht ne Tarco, ne province te Trevizos. Ketu rritet dhe formohet Azdren Llullaku njeriu perpara se lojtari.

    Nxenes ne mengjes dhe kamarier ne mbremje, per te dhene nje ndihme ekonomike nenes dhe familjes se tij. E gjithe kjo pa harruar pasionin e tij me te madh: futbollin.

    Ngjitja e tij ne skenat e rendesishme te futbollit nis nga shkalla me e ulet e futbollit italian, ne Terza Categoria (Kategoria e Trete) me skuadren e Vallata 1999. Qe ketu e tutje do te jete nje ngjitje nga Eccellenza dhe Seria D, duke arritur te preke me dore edhe Serine C2 ku megjithate, duke mbushur 18 vjec, nuk mund te teserohet si profesionist per shkak te statusit te tij si ekstrakomunitar.
    Kthesa mberrin ne fund te sezonit 2011/2012. Mbas nje kampionati si protagonist ne Serine D me SanDonà Jesolo, Llullakut i propozohet nje prove ne Rumani. Ai nuk mendohet dy here dhe niset, po ashtu si nuk mendohet dy here Gaz Metani per ti dhene nje kontrate. Ne Rumani gjene vazhdimesi, gola dhe Kombetaren, mes sakrificave, veshtiresive – me Gaz Metanin bie nga kategoria dhe del nga radari i Shqiperise se De Biazit – dhe shume pune qe i kane lejuar me pas trasferimin ne janar ne perandorine kazake te Astanes.
    Nje histori te vecante qe MondoFutbol ka pasur nderin qe ta degjoj pikerisht nga protagonist kryesor, Azdren Llullaku.

    llullaku astana

    Te nisemi nga 1999-ta dhe nga i udhetim ne gomone nga Vlora ne Bari. Si ka ndryshuar ai moment jeten tende dhe si pasoje karrieren tende si futbollist?

    Mberrijta ne Italia ka shenura pergjithmone jeten time, mbi te gjithash sepse po te kishim mbetur ne Kosove ne ato vite do te kishte qene me te vertete e veshtire per nje nene dhe dy femije 10-vjecar. Italia me ka rritur si njeri dhe me ka ndihmuar shume si lojtar, edhe pse kam pasur disa probleme me teserimin njehere se mberrituri tek profesionistet per shkak te statusit tim si ekstrakomunitar. Duke e menduar me vone edhe ky ka qene nje fat i mire. sepse per ate arsye me eshte dashur te ndermarre rruge te tjera ne karrieren time qe tani kane rezultuar te duhura dhe fituese.”

    Ne Itali ke filluar nga shkalla me e ulet, domethene Kategoria e Trete. Mendoje atehere qe do te mund te beheshe fubtollist?

    Po, kam filluar nga Kategoria e Trete edhe pse une ne ato kohe nuk kuptoja fare nga kategorite dhe kampionatet. Deshiroja vetem te luaja dhe per kete me mjaftonte vetem nje top futbolli, pa pasur parasysh kategorine. Endrra ime ka qene gjithmone ajo e se arriturit me larte se mundesha. dhe sot mund te them qe jam me se i lumtur.”

    Pastaj pak e nga pak arrin te shkosh me lart me kategorite, nga Eccellenza ne C2, pastaj dicka bllokohet per problemet me teserimin dhe kthehesh ne Serine D. Si ke jetuar ato momente?

    Kam nje kujtim te bukur te lidhur me ato momente, sepse kur fillon dhe ngjitesh ne kategori dhe te besh hapa perpara eshte gjithmone nje gje e mire. Shikoja, gjithsesi, qe mund te kisha ambicje per me shume dhe mund te luaja me lart por ne te njejtej kohe me ishte e ndaluar si pasoje e problemeve me teserimin. Ka qene e veshtire por nuk kam hequr kurre dore dhe ne fund thirrja nga Rumania ka shpaguar perpjekjet e mia.”

    Mbas dy sezonin te shkelqyera me Tamai dhe SanDonà mberrin Gaz Metani. Si lindi idea per te shkuar ne Rumani dhe sa te ka formuar ky transfer?

    Pikerisht sepse ne Itali me statusin tim si ekstrakomunitar nuk do te mund te luaja kurre ne nivele te larta dhe nuk deshiroja te luaja ne Serine D. Me erdhi nje telefonate nga nje agjent dhe nuk u mendova dy here, mora avionin dhe u nisa per te bere nje prove. Per fat te mire arrita te bindja Gaz Metanin; me propozuan menjehere nje kontrate 4-vjecare. Rumania me ka ndihmuar shume ne rritjen time personale, edhe nga pikepamja njerezore edhe nga ajo sportive. Do te falenderoj pergjithmone kombin rumun dhe Gaz Metanin qe me ka dhene mundesine per te treguar aftesite e mia dhe per te fituar nje fanelle me Kombetare.”

    llullaku albania

    Qershor 2013. Mberrin thirrja e pare per ty nga Shqiperia per ndeshjen kualifikuese per Boterorin kunder Norvegjise…

    Isha 24 vjec dhe vija nga viti im i pare me Gaz Metanin qe kishte shkuar shume mire. Me thirri Tramexani, nje njeri i jashtezakonshem me te cilin vazhdoj te kem nje raport shume te mire. Isha shume i emocionuar, thirrja e pare ne Kombetare, nje enderr qe realizohet.”

    Momenti me i bukur dhe momenti me pak i bukur i karrieres tende deri tani.

    Momenti me i bukur ka qene sigurisht thirrja ne Kombetare, eshte endrra e cdo femije qe do te behet futbollist. Ai me pak i bukur ka qene Europiani i Frances: isha shume i lumtur per shoket e mi por do te kisha dashur shume te isha edhe une pjese e asaj ekspedite. Edhe pse vija nga nje vit jo i mire me klubin tim, keshtu qe e kuptova shume mire zgjedhjen e trajnerit, qe per fatin tim te keq ishte e drejte.

    Midis endrras, objektivave dhe sigurive: cila do te jete e ardhmja e Azdren Llullakut?

    Firmosa ne janar nje kontrate 2-vjecare me Astanen, per te ardhmen do te shikojme me tej. Kam dashur gjithmone te luaj ne Itali dhe them qe nuk eshte kurre shume vone duke vazhduar te shpresoj. Megjithate e ardhmja ime, jeta ime, do te jete aty. Pertej futbollit.

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero: classe 1994, football, basket e tanti sogni nel cassetto. Tutto il calcio albanese su MondoFutbol. Gjithçka nga futbolli shqiptar.

    Leave a comment

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Send this to a friend