Periódico en línea

Registrado en el Tribunal de Milán, n° 197 de 25/06/2015

  • FK KUKESI, NGJITJA E PABESUESHME NE FRONIN E SHQIPERISE

    Ne vitin 1165 due gjeografe arabe, Al Idriz dhe Ratabi Rudar, folen per here te pare per qytetin e Kukesit, «ajo qyteze qe lindte aty ku lumi Drini i bardhe dhe ai i zi bashkoheshin, ne veri te Rruges Egnatia». Pa e thirrur kurre me emer, sepse emri Kukes shfaqet per here te pare vetem ne 1571-shin – ne regjistrin Osman te perandorise otomane – duke u bazuar tek familja feudale me e rendesishme te qytetit, ajo e Kukajve.
    Sot, 446 vite me vone, qyteti i Kukesit ka pushtuar nje tjeter harte gjeografike, ate te futbollit europian; per here te pare ne histori, ne fakt, FK Kukesi eshte shpallur kampion i Shqiperise duke u bere klubi i nente ne pergjithesi qe ka ngritur ne qiell titullin e vendit te shqiponjave. Produkti i viteve pune nga ana e stafit, lojtareve dhe mbi te gjithash presidentit Safet Gjici, i cili fale investimeve te tij ne vetem 7 vjet ka cuar klubin nga Kategoria e Dyte ne majen e futbollit kombetar.

    FK Kukesi lind ne 1930-en me emrin Shoqeria Sportive Kosova, duke pasur parasysh edhe afersine me kombin qe historikisht ka qene ne diatribat e Shqiperise dhe Serbise, duke ndjekur deshiren e piktorit te madh shqiptar Ibrahim Kodra. Skuadra ishte e perbere teresisht nga djem qe vinin nga qarku i afert i Hasit. Me perfundimin e Luftes se Dyte Boterore dhe mbas disa takimeve jo zyrtare ne turne lokale, ne 1953-shin klubi regjistrohet per here te pare ne Kategorine e Trete, divizioni i katert dhe i fundit shqiptar. Ne 1958-en vjen dhe ngjitja e pare nga kategoria dhe vitet ne vijim do te jene nje ngjitje-zbritje nga kategoria e katert, e trete dhe e dyte, kjo e fundit e arritur dy here gjate viteve te fundit te regjimit komunist te Enver Hoxhes, te quajtur si ‘epoca e arte’ e futbollit ne Kukes.

    Te pakten deri ne 2011-en, kur ardhja e Safet Gjicit dhe te investitoreve te tjere private do te nderronte pergjithmone historine e klubit.

    Ne fakt, ne veren e 2011-es shoqeria kalon zyrtarisht nga duart e qarkut te Kukesit ne ato te Safet Gjicit, Ram Gecit dhe Flamur Hoxhes. Nje mrekulli e vertete per ngjyrat bardhe dhe blu, qe mbas renies se regjimit komunist iu eshte dashur te perballojne nje krize ekonomike shume te rende. Projekti ambicioz i Gjicit kishte filluar qe ne vitin e meparshem, kur kishte sponsorizuar projektin e qarkut te Kukesit dhe te Federates per rimekembjen e stadiumit komunal qe me pas iu dedikua Zeqir Ymerit, nje nga pioneret e futbollit kuksian.
    Ne sezonin mbas ardhjes se tre investitoreve, ai 2011/2012, Kukesi arrin te kualifikohet per here te dyte rradhazi per nje kategori me larte duke mberritur ne eliten e futbollit shqiptar per here te pare ne historine e tij. Nje pike mberritje per shume, nje tjeter pike fillimi per Safet Gjicin, i cili nderkohe eshte bere pronari i vetem i aksioneve te shoqerise. Ne sezonin e pare ne Superlige klubi bardhe dhe blu habit te gjithe duke perfunduar ne vendin e dyte dhe duke u kualifikuar per eliminatoret e Europa League-s qe ne tentativen e pare. Surprizat sapo kane filluar.

    Vera e 2013-es dhuron, fale nje rrugetimi te pabesueshem, nje nga momentet me te bukura per Kukesin dhe per te tere futbollin shqiptar. Skuadra e trajnerit Armando Cungu eliminon – fale golave te Lazar Popovic dhe asistave te Yll Hoxhes – njera mbas tjetres Flora Tallinn, FK Sarajevo dhe Metalurh Donetsk, duke ju dorezuar vetem Trabzonsporit ne turnin e fundit te kualifikimeve.
    Te gjithe presin fundin e perralles se Hirushes ne sezonin ne vijim, por Kukesi ben shume shpejt te qarte qe eshte bere nje nga skuadrat me te forta te futbollit shqiptar. Konfirmimi mberrin me vendin e dyte final ne kampionat edhe pse me pas udhetimi europian nuk do te falte aq shume gezime sa i nje viti me pare; eliminimi, ne fakt, mberrin qe ne turnin e pare te kualifikimeve per shkak te Kairat Almaty qe me rezultatin e pergjithshem 1-0 detyron Sokol Cikalleshin (tashme nje nga pikat kyce te Kombetares se De Biasi-t) me shoke te largohen nga skena e lavdishme.
    Nje tjeter zhgenjim per Armaten e Veriut, qe vetem dy muaj me pare i ishte dorezuar Flamurtarit ne finalen e saj te pare te Kupes se Shqiperise ne histori. Kupa qe merr pamjen e nje mallkimi ne vitin ne vijim kur Kukesi humbet perseri ne finale, kesaj rradhe kunder Lacit. Ndersa ne Europe vjen eliminimi ne turnin e trete te Europa League-s kunder Legia-s se Varshaves: perplasjet midis dy tifozerive dhe humbja ne tavoline 3-0 e vendosur nga UEFA ne ndeshjen e pare deshmojne nje ‘krize nervash te pajustifikuar’ e shkaktuar kryesisht nga deshira per te vene ne bakeke trofeun e pare; vendi i dyte (pavaresisht nje sezoni me 31 gola te Pero Pejic) ne kampionat per vitin e trete rradhazi tashme nuk mjafton me.

    I vetmi i cili nuk dorezohet eshte presidenti Gjici, pavaresisht nje fillimi te veshtire ne sezonin 2015/2016.

    Revolucioni i vogel ne Janar do te sjelle ne skuadren bardhe dhe blu shume fytyra te reja dhe, mbi te gjithash, Klodian Duron ne stol. Do te jete ai trajneri qe do te sjelle trofeun e pare historik: Kupa e Shqiperise e fituar me penallti kunder Lacit duke marre hak ne kete menyre per humbjen ne finalen e meparshme. Ish-mesfushori i Kombetares shqiptare duket profili i duhur per te cuar me ne fund Kukesin edhe ne fitoren e kampionatit, por dicka gjate veres nuk shkon sic duhet. Trajneri largohet nga detyra per opinione teknike te ndryshme me stafin dhe presidentin.
    Nje vello pasigurie shtrihet para sezonit 2016/2017, atij te arritjes perfundimtare. Perpara grumbullimit veror klubi ben te ditur ardhjen e Ernest Gjokes, trajner shume i pergatitur dhe nga me te miret ne Shqiperi. Ndeshja e pare eshte menjehere nje fitore ne Superkupe kunder Skenderbeut, 3-1 fale golave te Dvornekovic, Emini dhe Pejic, qe tashme mbas nje viti ne Iran eshte kthyer te veshe fanellen e bardhe me blu. Pikerisht ish-trajneri i Flamurtarit ka folur ne mikrofonet e MondoFutbol, ne perfundim te nje sezoni te magjishem qe ka sjelle per here te pare ne histori titullin ne qytetin e Kukesit:

    Ka qene nje sezon i gjate dhe i veshtire sepse na eshte dashurte luftojme deri ne fund me Partizanin dhe Skenderbeun. Por kemi pare skuadrat e tjera nga lart praktikisht per te gjithe sezonin dhe per kete jam me se i krenar per punen time dhe per ate te skuadres. Mund te them me goje plot qe ky ka qene sezoni im me i mire si trajner.»

    Nje kampionat i perjetuar gati teresisht si e para e klases me besimin e te qenit gati per titullin qe nga ndeshja e pare:

    Kishim besim qe ne fillim qe ishim nje pretendent per titullin, sidomos mbas fitores se Superkupes. Pastaj, mbas barazimit me Partizanin 5 ndeshje para fundit, mberritem ne nje vetebesim qe askush nuk do te kishte ndalur vrapin tone.»

    Seria e ndeshjeve pa humbje qe duronte qe nga fillimi i kampionatit u nderpre te dielen ne ndeshjen e fundit kunder Luftetarit, me lojerat tashme te mbyllura:

    Une nuk do ta quaja nje zhgenjim por nje dicka te bezdisshme, per arsyen e thjeshte qe do te kisha dashur te mbyllja pa humbje per te pasur nje rekord timin personal. Do te me duhet ‘te kenaqem’ me faktin qe kam dale 35 here nga fusha e lojes pa humbje ne 36 ndeshje.»

    Rreth se ardhmes se afert:

    Nuk e di akoma cila do te jete e ardhmja ime. Tani kontrata ime me Kukesin ka mbaruar, per kete do te ulem me qetesi me presidentin Gjici per te folur per ate qe deshirojme te bejme per sezonin e ardhshem.»

    Titulli i pare historik mban mbi te gjithash firmen e Pero Pejic, sulmuesit kroat qe arriti te realizoj 28 gola (prej 51 totale te skuadres) ne 36 ndeshje. Pikerisht ai ka vendosur ndeshjen e vlefshme per titullin kunder Skenderbeut ne javen e parafundit me dy gola, nje ndeshje e mbushur me polemika por qe faktikisht ka vendosur kalimin e trashegimise nga bardhe e kuqte tek bardhe me blute.

    Kemi luajtur nje kampionat te persosur duke vene ne dukje, jave pas jave, qe e meritojme kete titull. Eshte nje kampionat i rendesishem per te gjithe, duke nisur nga qyteti i Kukesit deri tek presidenti Gjici, qe ka investuar shume ne vitet e fundit dhe qe ka pritur me durim per 5 vjet kete moment. Ka qene nje vit shume i rendesishem edhe per mua i mbyllur me tre tituj: Superkupa, Kampionati dhe Kepuca e Arte. 28 golat e mi ne 36 ndeshje jane nje statistike shume me mire dhe per kete mund te them qe kam kaluar nje sezon te persosur.»

    Per Pero Pejic-in dhe Kukesin e bukura sapo ka filluar. Ne korrik, ne fakt, duke i pritur do te jene eliminatoret e Champions League-s. Nje takim historik per nje klub qe vetem shtate vjet me pare luante ne divizionin e trete shqiptar; por ne Kukes ja kane marre doren shkruajtjes se historise dhe per kete arsye aty, me shume se ne vende te tjera, eshte e ndaluar te perfundosh se enderruari.

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero: classe 1994, football, basket e tanti sogni nel cassetto. Tutto il calcio albanese su MondoFutbol. Gjithçka nga futbolli shqiptar.

    Deja un comentario

    Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *

    Send this to a friend