Periódico en línea

Registrado en el Tribunal de Milán, n° 197 de 25/06/2015

  • SHKËNDIJA, KUNDERSHTARI I ARDHSHEM I MILANIT NE EUROPA LEAGUE

    Eshte viti 1994 kur eshte bere kjo fotografi. Shkëndija eshte gati te perballoje KF Fortuna te Shkupit, qe me pas do te arrij te mund 5-1 duke arritur per here te pare te ngjitet ne Serine B maqedonase.

    Asgje e çuditshme deri tani, neqoftese nuk do te merrnim parasysh fanellat e perdorura nga kuqezinjte ne ate rrethane dhe ne te tere sezonin 1993/1994: te njejta – per model, sponsor teknik, sponsor komerçal dhe padyshim per ngjyra – me ato te perdorura nga Milani kampion i Europes me Fabio Capello-n ne te njejtin sezon. Sot do ta quanim nje senjal paralajmerues, duke pare qe pikerisht Shkëndija dhe Milani do te ndeshen ne turin e fundit paraeliminator te Europa League-s. Nje takim me historine per klubin e Tetoves, qe ndermjet futbollit po mundohet te ndryshoje historine e tij, e karakterizuar nga vuajtje dhe perleshje te vazhdueshme per njohje.

    Shkëndija lind ne 1979-en nga nje grup intelektualesh te etnise shqiptare me qellimin per te krijuar nje polisportive qe do te mund t’i lejonte te rinjve te shumte shqiptare qe ndodheshin ne zonen Veri-Perendimore te Maqedonise te ‘ndiheshin ne shtepi’. Nuk eshte nje rastesi zgjedhja e ngjyrave sociale, e zeza dhe e kuqja, te njejtat te flamurit shqipetar. Nje sprove – ajo e krijimit te nje polisportive – gati e pamundur per ate periudhe duke pare qe mes Shqiperise dhe Jugosllavise (ne te cilen bente pjese Maqedonia) nuk kishte marredhenie te mira, per te perdorur nje eufemizem.
    Aventura e shoqerise se sapolindur, ne fakt, zgjat fillimisht vetem dy vjet. Me rivolten e 1981-shit te banoreve maqedonas te etnise shqipetare – e cila kerkonte te njejtat te drejta te kombeve qe i perkisnin Jugosllavise – klima u be gjithmone e me shume armiqesore; me akuzen e nacionalizmit, autoritetet jugosllave ‘eliminuan’ etnine shqipetare nga panorama socio-kulturale te epokes duke fshire edhe te tere shoqatat sportive dhe jo qe kishin si referim vendin e shqiponjave. Midis te cilave, padyshim, edhe Shkëndijen.

    Nje pyetje lind ne kete pike: pse ne Tetove ka nje prezence kaq te forte te shqipetareve?

    Pergjigjja gjendet ne historine e qytetit. Qe nga lashtesia rajoni ka qene i banuar nga Iliret, paraardhesit historike te shqipetareve, por duhet te presim Mesjeten per deshmine e pare te vertete te perkatesise shqipetare. Ne fund te rebelimit te Skenderbeut kunder perandorise osmane, Tetova njihet per here te pare si nje territor qe i perket etnise shqiptare, duke pare qe nuk ekzistonte akoma nje komb i mirefillte shqipetar. Me kalimin e viteve do te kthehet serish nen perandorine osmane deri ne renien e saj, kur Tetova mbas nje tjeter ‘periudhe’ shqipetare, kaloi fillimisht tek Mbreteria e Serbise me emrin ‘Serbia e Jugut’ dhe me pas tek Jugosllavia.
    Situata do te ndryshoj serish gjate luftes se dyte boterore, per shkak te ‘Shqiperise se Madhe’ te sponsorizuar nga Hitleri dhe Mussolini. Te gjithe territoret te etnise shqipetare (Shqiperia, Kosova, Maqedonia Perendimore dhe Maqedonia e Jugut) te bashkuara nen nje flamur. Eksperimenti do te kete jete te shkurter dhe ne perfundimin e luftes Maqedonia, dhe si rezultat edhe Tetova, do te kthehen ne doren e Jugosllavise deri ne fillimin e viteve ’90.

    Nje histori e veshtire, siç po thonim, per qytetin dhe per klubin. Nje ringjitje e ngadalte, per kete te fundit, e filluar me shperberjen e Jugosllavise dhe me pavaresine e Republikes se Maqedonise; shoqeria kuqezi me ne fund mund te riformohet pavaresisht se rajonit te veri-perendimit te Maqedonise nuk i lejohet te krijoj nje teritor te pavarur me emrin ‘Ilirida’. Ne keto vite filon te formohet edhe tifozeria e pare e organizuar e Shkëndijes, «Ballistët» (tifozeria me e famshme ne Maqedoni, gjithmone afer Kombetares shqipetare).
    Ne tre vjet, skuadra kalon nga divizioni i trete ne te parin duke lene shpresa qe mund te behet shume shpejt nje nga te fuqishmet e futbollit maqedonas. Por rruga, ne te kundert, eshte akoma shume e gjate. Probleme politike – kryengritja e popullit shqiptar ne 2001-shin ben qe Federata Maqedonase te coje skuadren tek amatoret, para se nderhyrja e UEFA-s ti çonte vetem ne Serine B – dhe ekonomike bejne te mundur qe vitet e para te shekullit te XX te jene nje ngjitje-zbritje e vazhdueshme mes Serise A dhe Serise B.

    Kthimi kesaj rradhe perfundimtar ne Serine A ne 2010-en eshte piroteknik: kuqezinjte fitojne kampionatin per here te pare ne historine e tyre me nje seri te pabesushme prej 16 fitoreve rradhazi.

    Pavaresisht Superkupes te fituar nje vit me pas dhe debutimin ne Champions League, klubi perjeton nje krize financiare shume serioze e shkaktuar nga nje drejtim ekonomik te shkaterrueshem te te gjithe te ardhurave te atyre viteve suksesi. Aq serioze qe ne perfundim te sezonit 2012/2013 Shkëndija duket sikur do te shperbehet pergjithmone kundrejt nje borxhi prej 100.000 eurosh.
    E vetmja rruge shpetimi duket sikur eshte kompania nderkombetare «Ecolog» e drejtuar nga sipermarresi gjerman me origjine nga Tetova, Lazim Destani. Fale edhe nje fushate bindese nga ana e «Ballisteve», ne daten 31 korrik 2013 «Ecolog» shpall blerjen e shoqerise i se ciles behet edhe sponsori kryesor (stadiumi merr emrin Ecolog Arena). Qe ketej e tutje do te jete nje ngjitje e vazhdueshme edhe pse trofeu i vetem i fituar deri ne kete moment mbetet Kupa Kombetare e sezonit 2015/6. Ne fillim te sezonit pasardhes Shkëndija do te behet protagoniste e nje rrugetimi te jashtezakonshem ne eleminatoret e Europa League-s qe do te perfundoje vetem me playoff-et kunder Gent-it, pasi eliminoi Krakoven, Neftci Baku-n dhe Mlada Bolesav.

    Arritje e realizuar nga djemte e Qatip Osmanit edhe ne kete sezon, te cilet tani, mbasi kane eliminuar Dacia Kisinau, HJK Helsinki dhe Trakai, do te duhen te kalojne pengesen me te veshtire, gati te paperballueshme: Milani i Vincenzo Montella-s.

    Foto copertina Shkëndija ©sportmedia.mk
    Foto Shkëndija 1993/1994 ©calcio.fanpage.it
    Foto Ballistet ©grid.mk
    Foto Stadio Filip II ©evengingexpress.co.uk

     

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero

    Enxhi Fero: classe 1994, football, basket e tanti sogni nel cassetto. Tutto il calcio albanese su MondoFutbol. Gjithçka nga futbolli shqiptar.

    Deja un comentario

    Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *

    Send this to a friend