Previous slide
Next slide

Derbi i perjetshmen i Tiranes

“Me shume se nje ndeshje” shkruante Sport Ekspres ne diten e derbit.

Dhe eshte pikerisht keshtu, Tirana-Partizani nuk eshte nje ndeshje e thjeshte prej 90 minutash, nuk fitohen vetem tre pike, eshte dicka me teper; nje rivalitet historik, nje ndeshje qe ka nisur ne date 30 mars 1947 – data e derbit te pare, i fituar nga Partizani 8-0 – dhe qe do te vazhdoje derisa futbolli te mos jetoje me ne Shqiperi. E perjetshme, si te te perjetshem jane bere protagonistet e ndeshjeve te se shkuares. Duke filluar nga Refik Resmja, golashenuesi me i mire i te gjitha koherave (14 gola) te derbit te Tiranes dhe qe, per me teper, mban edhe rekordin per me shune gola te shenuar ne nje sezon te vetem (59). Me mire se Mesi dhe Pelè. Per te kaluar tek Panajot Pano, lojtari me i forte dhe i dashur ne Shqiperi; edhe ai si Resmja, ka dhuruar spektakel me te dyja fanellat, duke u bere nje legjende e vertete per mbare kombin. Kush e di, mbase sot pa regjimin diktatorial komunist te Enver Hoxhes do te flisnim per nje lojtar te nivelit nderkombtar. Pa harruar me te fundit Agustin Kola dhe Indrit Fortuzi, ikona dhe sinonim te viteve te lavdishme per tifozat bardheblu.

tirana5

Eshte magjia e derbit dhe cdo here eshte sikur te ishte e para.

Qe nga oret e para te mengjesit ne Tirane ndihet dicka ndryshe, magjepsese. Flasin te rinjte ne shkolla dhe ne universitete, te medhenjte ne pushimet ne pune dhe te moshuarit neper lokale dhe neper rruge, ndersa presin fishkellimen e pare midis nje gote rakie dhe nje ndeshjeje dominoje. Nje atmosfere e perjetuar per here te pare kete sezon nga Caleb Ekuban, ylli i Partizanit i ardhur kete vere ne huazim nga Kievo. Pikerisht sulmuesi me origjine ganeze na ka treguar ndjenjat dhe emocionet e derbit, ai qe e ka jetuar si protagonist ne fushen e lojes.

Eshte nje emocion i papershkrueshem. Ne Elbasan (qytet qe mikpret per momentin ndeshjet brenda te Partizanit, ner) kishte nje atmosfere te jashtezakonshme, edhe nga mbeshtetesit edhe ne fushen e lojes ku te gjithe jepnin gjithcka dhe mendohej vetem te ishe sa me i forte kundrejt kundershtarit. Une adhuroj kete lloj ndeshjesh.”

tirana-derby

Derbi i Tiranes eshte edhe sfida midis dy tifozerive me te organizuara ne Shqiperi, Ultras Guerrils dhe Tirona Fanatics.
4-5 ore perpara fishkellimes se pare dy grupet fillojne te dhurojne spektakel neper rruget e kryeqytetit, duke ndjekur udhen e tyre tanime klasike: takim ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” per te vazhduar drejt stadiumit per Guerrils-at, takim ne fillim te rruges tjeter qe te con ne “Selman Stermasi” (afer Bar City Firm) per Fanatics-at.

Per tifozat e Partizanit te fitosh kunder Tiranes eshte gati sikur te fitosh kampionatin sepse ne pah eshte krenaria e qytetit. Une do te preferoja te fitoja kampionatin, duke pare qe na mungon prej 28 vitesh tanime. Do te ishte nje gezim i pabesueshem, per ne lojtaret, per stafin dhe per klubin. Dhe pse jo, ta fitosh pa humbur asnje derbi.”

E pashmangshme per nje si Caleb Ekuban – i lindur dhe i rritur ne Itali – te krahasosh nje derbi te Tiranes me nje italian (ironi e fatit, i luajtur pikerisht tre dite me vone):

Me kujton shume derbin e Romes. Jo vetem sepse eshte derbi i kryeqytetit por edhe per tifon qe nuk ndalon kurre dhe per ngjyrat e fanellave: e kyqe Partizani-Roma dhe bardheblu/bardhekalter Tirana-Lazio.”

tirana4

Ne fun fusha na dhuroi nje ndeshje me nje intensitet te larte por me pak raste, qe u mbyll me nje barazim me rrjeta te paprekura. Spektakli dhe emocionet gjithsesi nuk munguan; merite sidomos e dy tifozerive qe nuk kane rreshtur brohoritjet per asnje sekonde per skuadrat e tyre ne fushe. Merite edhe e fatit, qe ne minuten e 67-te vendosi t’i dhuroje nje kthese te papritur derbit duke cuar te tere stadiumin “Selman Stermasi” ne nje blackout total. Skuadra ne dhomat e zhveshjes dhe minutat e fundit te lojes te luajtura te nesermen, gati sikur dikush deshironte qe ai show te mos mbaronte kurre. Dhe ne oren 14:00 te dites tjeter atmosfera nuk kishte ndryshuar aspak, edhe se ishte nje orar jo komod ne nje dite pune; shkallet e stadiumit te mbushura plot dhe tifozat ne feste sikur ndeshja do te rifillonte nga minuta e pare.

Ndeshja, qartesisht, nuk perfundoi me fishkellimen e fundit.

Edhe Tirana edhe Partizani kane pasur arsye per tu ankuar: bardheblute me nje post ne Facebook kane dashur te “denoncojne” paqytetarine e Guerrilsave, fajtore per shkaterrimin e nje pjese te stolave te sektorit mik, kurse te kuqte kane cuar zyrtarisht ne Federate kerkesen per nje fitore 3-0 ne tavoline, te sigurte qe blackout ishte nje gjest vullnetar.

15317790_1790147817907999_292187469403682077_n
Histori dhe pasoja te nje derbi te sapo lene pas, ndersa tifozet shenojne ne kalendar daten 11 shkurt 2017, dita e derbit te rradhes. Tirana dhe Partizani, Partizani dhe Tirana; historia e perjetshme vazhdon.