Rilindja e Partizanit

Eshte 29 maji i 2009-es. Ne Durres luhet ndeshja delikate per play-out midis Partizanit (ne vendin e trete nga fundi ne Superlige) dhe Kastriotit (i treti ne Kategorine e Pare). Goli nga goditja e denimit i Arben Preles denon djemte e Shpetim Duros, qe ankohen ne fishkellimen e fundit per nje gol te anulluar padrejtesisht nga asistenti i pare Arjan Mali. Ne nje moment, nderkohe qe lojtaret e Kastriotit festojne kalimin ne Superlige, situata degjeneron: lojtaret, stafi dhe presidenti i Partizanit (Albert Xhani) rrethojne virojtesin dhe me pas e godasin me shkelma dhe grushta.

Nje nga faqet me te trishta te historise se “skuadres se ushtrise” dhe te futbollit shqiptar ne pergjithesi.

Me nje shoqeri aspak prezente, Partizani fillon perseri nga Kategoria e Pare duke i dhene pankinen Skerdi Bejzades. Objektivi eshte ai i rikthimit te menjehershem ne Superlige, por problemet e shumta financiare te presidentit Xhani (qe me vone ne janar do te shiste 50% te kuotave te klubit) e bejne te veshtire rikthimin ne majat e futbollit. Ne fund, ne fakt, te kuqte e Tiranes nuk do te shkojne me larg se vendi i peste. Shume besojne qe sezoni i ardhshem do te jete ai i rikthimit ne futbollin shqiptar qe vlen, perkundrejt do te jete ai i shembjes perfundimtare; problemet e klubit shumezohen, rrogat nuk paguhen dhe Partizani mbyll vitin me vetem 17 pike, duke rene per here te pare ne histori ne Kategorine e Dyte.

Nga fitoret hitorike ne Europe kunder Torinos, Selltikut dhe Austria Viena, ne poshterimin e renies ne divizionin e trete shqiptar. 

Nje makth i vertete. Mbasi preken fundin, filloi projekti i rimekembjes qe do te shpjere 15 here kampionet e Shqiperise – brenda dy vjetesh – qe te rikthehen ne eliten e futbollit kombetar. Ne fillim te sezonit 2013/2014, ai i rikthimit ne Superlige, kemi piken e ktheses: 50% i aksioneve te klubit kalojne ne duart e Gazmend Demit, fytyra e rilindjes se Partizanit. Skuadra per pak mberrin kualifikimet per ne Europa League (sidomos per shkak te disa renieve ne ndeshjet e fundit, si per shembull humbja ne shtepi kunder Skenderbeut, tashme kampion i Shqiperise) dhe mbyll kampionatin ne vendin e peste ne renditje. Demi vazhdon te investoj dhe gjate sezonin pasardhes Partizani lufton gati deri ne fund per fitimin e titullit kampion, duke e mbyllur vitin ne vendin e trete, gjashte pike mbrapa Skenderbeut.

Vend i trete qe i vlen, shtate vite mbas heres se fundit, kualifikimin ne eliminatoret e Europa League.

Ne stol ulet Sulejman Starova dhe per per nje pjese te madhe te gjysmes se pare te kampionatit te sapokaluar, qendron i vetem ne krye te renditjes. Por ish-drejtori sportiv i klubit dhe presidenti Demi nuk jane dakort ne shume pika, sidomos per cfare i perket merkatos. Keshtu ne janar Partizani ndryshon trajner. Starova rikthehet te kete nje rol brenda shoqerise se klubit, kurse pankina i jepet trajnerit ekspert italian Andrea Agostinelit.

“Nuk jam ketu thjesht per eksperience, une dua ti rikthej Partizanit ate titull qe i mungon prej 23 vjetesh. Do te luftoj me te gjitha fuqite e mia “per kete.”

Me keto fjale u paraqit trajneri italian ne konferencen e pare per shtyp. Por me pas titullin vetem do ta prekte pa e fituar, duke iu dorezuar hegjemonise se Skenderbeut edhe pak ne menyre te pafat ne ndeshjen e fundit. Nderkohe ne mars klubi komunikon qe eshte aprovuar projekti per ndertimin e qytetit te sportit te Partizanit me gjithe stadium, nje revolucion i vertete ne sportin shqiptar dhe nje sinjal i forte i evolucionit eksponencial te futbollit ne Shqiperi.

Kur punon dhe projekton mire eshte e drejte qe edhe fati te beje pjesen e tij. Mbas nje nderrimi tjeter ne stol (Adolfo Sormani per Agostinelin, i cili shkoi tek Skenderbeu), Partizani eshte gati per te luajtur ndeshjen e kthimit te turnit te pare eliminator per ne Europa League kunder Slovan Bratislaves. Shtate dite me pare ndeshja ne Shqiperi kishte perfunduar 0-0. Por pikerisht nje dite perpara sfides, vjen lajmi qe ben te shperthejne nga gezimi lojtaret, stafin dhe tifozet e Partizanit: CAS-i i Lozanes, refuzon apelimin e Skenderbeut, qe ne kete menyre skualifikohet per nje vit nga te gjitha kompeticionet europiane per akte te paligjshme. I perket pikerisht “skuadres se ushtrise” te zevendesoj kampionet e Shqiperise ne eliminatoret e Champions League-s.

Kundershtari eshte Ferencvaros dhe perfundimin e njohim te tere.

Goditjet e penalltise i buzeqeshin Partizanit fale portierit Alban Hoxha, protagonist absolut i mbremjes me tre penallti te pritura dhe nje te realizuar me nje parabel shume elegante. Pikerisht kapiteni, imazhi perfekt i shpirtit partizan. Ai qe ne jeten e tij nuk eshte dorezuar kurre, as kur ne moshen 6 vjecare humbi babain dhe as kur ne 2014-en ka humbur gruan e tij Dorinen, disa dite pasi solli ne jete djalin e tij te pare Bekon.

“Albani eshte nje njeri i vertete, shume i disponueshem. Arrin te imponohet ne skuader me pake fjale, pa shume aparenca arrin tek te tere shoket e tij te skuadres duke i qendruar prane. Eshte nje njeri i jashtezakonshem dhe kur erdha ketu u vu menjehere ne dizpozicion per te me bere ne ndjehesha mire.”

Fjalet ne ekslusive per MondoFutbol te pergatitesit te portiereve te partizanit. E pamundur mos te flitej edhe per mbremjen historike ne Budapest:

“Sigurisht per nje portier te perjetosh nje mbremje si ajo e Budapestit eshte nje nga ato endrrat qe kurre nuk mendon se do te realizohen. Dhe ai me cmendurine e duhur vendosi da jetonte me kurajo dhe vetbesim. Fitorja me penallti ishte mundesia per tu bere i njohur ne te gjithe Europen por Albani ka vite qe luan ne nivele te larta gjithmone me rezultate te mira; ka cilesi te medha teknike, eshte nje portier gjithmone i pranishem me ekuiliber gjate ndeshjeve, lexim i mire i trajektoreve dhe shume kurajo gjate aksioneve.”

Topi i arte i kampionatit shqiptar ne 2014-en, rekord i rrjetes se paprekur per 1084 minuta ne kampionat dhe Euro 2016 me fanellen e Kombetares se De Biazit. Rezultatet e arritura ne fushen e lojes gjate sezoneve te fundit flasin qarte: Alban Hoxha eshte gati per te bere hapin pasardhes. Por perpara se te mendosh per te ardhemen, duhet menduar per te tashmen qe ne kete moment quhet Salzburg, kundershtar i turnit te trete eliminator.

Histori dhe arritje per mbremje europiane. Mbremje qe Partizani me ne fund eshte rikthyer te perjetoj mbas veshtiresive te shumta. Dhe ne kete pike eshte me se e lejueshme te enderrosh.